Bota

Marina mbretërore asiston në konfiskimin e drogës në Karaibe, ja sa është vlera

Droga në vlerë prej 160 milionë funte që ka mundur të përfundojë në Mbretërinë e Bashkuara, është konfiskuar në Karaibe.

Forcat ajrore mbretërore i janë bashkuar marinës mbretërore dhe rojeve bregdetare amerikane e marinës holandeze, për të konfiskuar 1,700 kilogramë kokainë, ku 28 kilogramë ishin amfetaminë.

Ky konfiskim është i dyti me radhë që ka ndodhur në dy ditët e fundit, pasi herën e parë janë kapur 264 kilogramë kokainë në një destinacion tjetër.

Mbretëria e Bashkuar në bashkëpunim me vendet aleatë në Karaibe është pjesë e task forcës, që detekton dhe monitoron aktivitetet e paligjshme për të ofruar siguri gjatë operacioneve nga baza e tyre në Florida.