KULTURË

Margariti: “Teatri i Operas i kthehet publikut në fund të vitit 2019”

Vijon puna në kantierin e rehabilitimit  të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, investimi më i madh në kulturë i qeverisë shqiptare, ku po ndërhyhet pas më shumë se 60 vitesh. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet në TKOB, të cilat tashmë ndodhen në një fazë kulmore.

Ministrja Margariti së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe drejtuesve të projektit u njoh nga afër me fazat e punës në kantier,  me punimet e ndërtimit, punimet strukturore, ku vlen të theksohet ecuria e mirë e punimeve të interierit, por edhe të instalimeve mekanike dhe elektrike.

Vijon puna në kantierin e rehabilitimit  të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, investimi më i madh në kulturë i qeverisë shqiptare, ku po ndërhyhet pas më shumë se 60 vitesh. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet në TKOB, të cilat tashmë ndodhen në një fazë kulmore.-citoi BotaSot.

Ministrja Margariti së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe drejtuesve të projektit u njoh nga afër me fazat e punës në kantier,  me punimet e ndërtimit, punimet strukturore, ku vlen të theksohet ecuria e mirë e punimeve të interierit, por edhe të instalimeve mekanike dhe elektrike.

“Shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare në një projekt madhor, projekt i munguar prej 6 dekadash në investime në Art dhe Kulturë. Ky investim, që kap shifrën e 1,5 milard lekëve, synon t’i rikthejë dinjitetin e munguar artistëve. Punimet po vijojnë me ritme intensive. Bazuar në këto ritme pune të kantierit  besojmë  në një përfundim të këtij projekti në fund të vitit 2019”- u shpreh Margariti.