SPORT

Marco Materazzi ‘i dha një të rrahur të mirë’ Mario Balotellit në 2010-të

20 prill 2010, ndeshja e pare gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve. Në fushën e “San Siro-s” Inter arriti të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Barcelonës. Mirëpo ky triumf i zikaltërve u zbeh pak nga sjellja e Mario Balotellit. Asokohe sulmues i Interit, hodhi fanellën në tokë pas vërshëllimave të tifozëve ndaj tij.

Një gjest që nuk u kapërdi lehtë nga shokët e ekipit, veçanërisht nga Marco Materazzi, i cili në një bisedë në Insagram me Davide Oldanin u rikthye të flaës për këtë incident.

“ I dhash një të rrahur të mire, është e vërtetë. Unë e dua Marion, por ai e meritoi me të vërtetë atë ditë. Ne jemi miq tani, madje  vëllezër, por ai bëri diçka që nuk duhej ta kishte bërë. Hedhja fanellës nuk ishte më e keqja. Para ndeshjes, në autobusin e ekipit, ai na tha: “Sot do të luaj keq”. Kështu që i premtova se do ta bëja ta paguante nëse e bënte atë gjë , tha Materazzi.

Ish-mbrojtësi i Interi tregoi dhe një fragment nga loja kur Balotelli kishte bërë një veprim aspak të mirë.

“Në një moment gjatë lojës në vend që të pasonte topin,  ai e godititi atë nga mesfusha.  Diego Milito donte  ta vriste. “

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.