Tjera

Marcelo tregon : Çfarë e mësoi Real Madrid?

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka thënë se Real Madridi e ka mësuar të luftojë me shpirt deri në frymën e fundit, derisa e ka kremtuar përvjetorin e tretë të triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, që ia siguroi trofeun e 12-të evropian madrilenëve.

Duke e mundur Juventusin, Real Madridi e ngriti trofeun e tretë në katër vjetët e fundit në Ligën e Kampionëve dhe një vjet më vonë, e fitoi të katërtin në pesë vjetët e fundit – dhe të tretin radhazi – pasi e mundi Liverpoolin në Kiev.

“Gjëja më e rëndësishme është se, kur ne e fitojmë një trofe, nuk mendojmë të ndalemi dhe ta lemë kohën të kalojë”, tha Marcelo për Real Madrid TV.

“Ne gjithmonë mendojmë për të fituar më shumë, edhe nëse i kemi fituar tre trofe radhazi. Kur mbërrita këtu, Madridi më mësoi të luftoj deri në fund. Duhet t’i fitosh finalet”, shtoi ai.

“Kam mësuar shumë për këtë me Real Madridin. Kur mendojmë se kemi fituar gjithçka, ne duam të fitojmë përsëri. Kjo është mënyra jonë e të menduarit”, përfundoi ai.