SPORT

Maratona e Tokios u mbajt në rrugë të zbrazura e me vetëm disa qindra garues

Maratona e Tokios të dielën është mbajtur në rrugë të zbrazura dhe me vetëm disa qindra garues, për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan “BBC” të dielën, transmeton Koha.net.

Organizatorët kanë reduktuar numrin e garuesve në vetëm garues elitarë dhe në garues me karroca.

Në maratonat e zakonshme në Tokio marrin pjesë mbi 38 mijë garues.

Numri i vullnetarëve po ashtu është reduktuar dhe shikuesit janë këshilluar të evitojnë tubimet përgjatë shtegut dhe u inkurajuan të përcjellin garën nëpërmjet televizorit.

Stafit të garës dhe garuesve iu dhanë maska dhe po ashtu dezinfektues të duarve.

Etiopiani Birhanu Legese fitoi garën në konkurrencën e meshkujve për herë të dytë rresht, duke përfunduar vrapimin e 42 kilometrave e 195 metrave për 2:04:15 orë, ndërsa garuesja nga Izraeli, Lohan Korlima Chemtai Salpeter fitoi në konkurrencë të femrave me rekord të shtegut prej 2:17:45 orë.

Tokio pritet të Lojërat Olimpike Verore nga 24 korriku deri më 9 gusht.

“Nëse Lojërat Olimpike organizohen në mënyrë të tillë, atëherë do të jetë pamje e zymtë”, ka thënë 68-vjeçari, Hiroshi Enomoto, një këpucëtar që ka shikuar garën e të dielës.

Më tepër se 200 persona janë infektuar me koronavirus në Japoni. Shkollat në Japoni janë mbyllur për dy javë, ndërsa liga e futbollit ka pezulluar gjitha ndeshjet deri në mesin e muajit mars.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.