Rajoni

Maqedonia Veriut, numër i madh pritën të kthehen në vend

Pesëmijë shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të kthehen në vendlindje, deri në afatin e fundit që ishte 22 marsi 2020.

Deri tani janë përpunuar 4 mijë kërkesa, ndërsa 2100 shtetas janë pajtuar me kushtet e vendosura dhe do të kthehen në mënyrë të organizuar. Këtë e tha ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në Tv Telma.

“Kemi 5 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët kërkojnë ndihmë të kthehen në shtëpi. Njerëzit tanë, ekipi kujdestar i paraqitet secilit individualisht që t’ju tregojë se për shkak të krizës do të duhet të kenë rimbursim për fluturimet çarter dhe se do të duhet të pranojnë të qëndrojnë 14 ditë në karantinë që do ta mbulojë shteti. Deri tani kemi 4 mijë kërkesa të përpunuara nga gjithsej 5 mijë, dhe nesër do të përfundojë ky proces”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se nga ata, 2100 janë pajtuar me kushtet.

“Para së gjithash do të organizojmë fluturime nga vendet nga ku kemi më shumë kërkesa, siç janë vendet evropiane”, dekalroi Dimitrov.