Rajoni

Maqedonia e Veriut shqyrton sërish mbylljen e kufijve me Kosovën

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar mundësinë që këto ditë qeverisë t’i sugjerohet rivendosja e kufizimeve me Kosovën dhe Serbinë.

Në Maqedoni të Veriut kanë nisur të ulen shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19, ndërsa përgjegjësit shëndetësor të këtij vendi i druhen ndikimit nga vendet fqinje.

Në një konferencë për shtyp, Filipçe ka thënë se komisioni për sëmundje ngjitëse gjatë fundjavës ka shqyrtuar intensivisht mundësinë e marrjes së disa masave në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.

Mundësia e mbylljes së kufijve ishte paralajmëruar javën e kaluar, por u vendos që ata të mbesin të hapur.

“Dua të them që është absolutisht e mundur që këto ditë të propozojmë disa masa, nëse konfirmojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve të vendeve të rajonit, mund të rrezikojë sistemin tonë”, ka thënë Filipçe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.