Maqedonia e Veriut meriton t’i nisë negociatat me BE-në, shpresojmë në vendim pozitiv në tetor

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) besojnë fuqishëm se Maqedonia e Veriut duhet të marrë datë për nisjen e negociatave sa më parë të jetë e mundur”.
Këtë e deklaroi sot ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në Shkup, Michaela Schwarzer – Bloom. Ajo tha se Qeveria e SHBA-ve beson se Maqedonia e Veriut meriton datë për negociatat me BE-në sa më shpejtë të jetë e mundur, përcjell Telegrafi Maqedoni, që transmeton Kosova.Info.
“Ne e kemi parasysh deklaratën e takimit të mbrëmshëm dhe shpresojmë se BE do të sjell vendim që Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat për anëtarësim këtë vit”, deklaroi Michaela Schwarzer – Bloom, në një deklaratë për RTVM.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dje vendosën që vendimi nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i nisin negociatat me BE-në, të merret në muajin tetor.
Postimi i plotë:
U.S. Embassy North Macedonia2

“The U.S. Government strongly believes that North Macedonia deserves a date to open accession talks at the soonest opportunity. We took note of the statement out of the meeting yesterday and we are encouraged that the European Union will make a decision on North Macedonia’s opening of accession talks this year. ” – Chargé d’Affaires Micaela Schweitzer-Bluhm in a statement for МРТВ regarding the North Macedonia’s accession talks with EU. You can watch her full statement on МРТВ news today.
40 | Komento | 2 |