Rajoni

Maqedonia e Veriut/ Ky është numri të i infektuarve me COVID -19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 17 pacientë të shëruar. Prej tyre 5 janë në Shkup, 1 në Kumanovë, 9 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 1 në Gostivar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 771 testime dhe janë regjistruar 62 raste të reja.

Prej rasteve të reja 24 janë në Shkup, 2 në Kumanovë, 12 në Tetovë, 14 në Shtip, 4 në Strugë, 1 në Veles, 3 në Gostivar, 1 në Koçani dhe 1 në Vallandovë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë humbur jetën 2 persona. Një pacient 60 vjeçar nga Struga dhe një 64 vjeçar nga Gostivari.