Rajoni

Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë me koronavirus

Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një shtetase, 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.

Ajo së bashku me dy persona të tjerë, ishin paraqitur në Institutin e Sëmundjeve Infektive në Shkup, ku pas analizave të detajuara është konstatuar prania e virusit.

Dy personat e tjerë kanë rezultuar negativ.

“Nuk ka vend për panik. Institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe gjendja është nën kontroll. Të gjithë personat që kanë udhëtuar së bashku me të infektuarën do kontrollohen dhe do të vendosen në izolim 14 ditor “, ka deklaruar ministri Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë më herët ka njoftuar se po shqyrton mundësinë e izolimit të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Italia.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483