Rajoni

Maqedonia e Veriut/ Kanoset zëdhënësi i Komunës se Vrapçishtit

Zëdhënësi i Komunës së Vrapçishtit, Alajdin Ismani, është kanosur nga kandidati për deputet nga radhët e BDI –së, Bajram Kadria.
Bashkimi Demokratik për Integrim

Kanosjen nga Kadria është bërë përmes një mesazhi duke dërguar në telefonin e Ismanit për faktin që ai si zëdhënës i Komunës se Vrapcishtit, ka demantuar promovimin e rrugës qe ata kanë bërë në mënyrë të padrejtë, duke ua bërë me dije që projekti është realizuar nga kryetari Isen Shabani me ndihmën e IPARD PROGAMIT 2017-2021.

Kjo është dëshmi konkrete se si veprojnë këta pushtetar dhe po të njëjtit kërkojnë mandat përsëri nga populli, vetëm për të qëndruar në pushtet duke mos kursyer asgjë për të fituar pushtet me kanosje.

Nga frika që do i humbin zgjedhjet kanë humbur edhe kontrollin njerëzor. Ne emër tim dhe në emër te kryetarit Isen Shabani kërkoj nga qytetaret tanë që të ruajmë gjakftohtësinë të shmangemi nga çdo kanosje, dhe le ti lëm qytetaret të vendosin dhe të vlerësojnë se kush ka bere më shumë për Komunën që ne duam-u shpreh zëdhënësi i kësaj Komune, Alejdin ISMANI.

Agjencia e Lajmeve /Kosova.info, ka siguruar edhe mesazhin që ka dërguar kandidati për deputet Bajram Kadria në drejtim të zëdhënësit të Komunës së Vrapçishtit, Alajdin Ismanit./Kosova.info/  

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483