OPINION

Maqedonia e Veriut ende me ligje raciste, u mohon shqiptarëve shtetësinë

Shkruan: Albert RAMADANI
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, u mohon shqiptareve shtetësinë.

Problemi i mos-dhënies së shtetësisë dhe shkelja e drejtpërdrejt e një të drejte elementare dhe tipike diskriminuese ky problem do të shkojë deri në Departamentin e Shteteve të Bashkuara Amerikës, në OKB dhe në Organizata për të drejtat e njeriut.

Shqiptaret në Maqedoni nuk konsiderohen si qytetare te kësaj Republike, por konsiderohen si qytetar të rrezikshëm për Maqedoninë dhe vetë maqedonët.

Radikalizmi maqedon për mohuar të drejtën e shtetësisë me motivacionin “Se shqiptaret janë persona që e rrezikojnë Integritetin dhe Sigurinë e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë”.

Edhe pse disa qytetar me përkatësi shqiptare kanë fituar të drejtën e shtetësisë maqedone, fitimi i kësaj shtetësie nga disa qytetar shqiptare është bërë nën presion dhe kushte për të fituar të drejtën e shtetësisë janë detyruar ta ndryshojnë identitetin, kombësinë, fenë, emrin dhe mbiemrin.

Duke vepruar në këtë mënyrë dhe ndryshuar identitetin nga kombësia shqiptare në atë maqedone kanë arrit të fitojnë shtetësinë e Republikës.

Disa shembuj në ndryshime sipas raporteve te organizatave të drejtave të njeriut të cilat janë ne hulumtim të këtyre shkeljeve së drejtës së qytetarit ne vende ku ka lindur dhe ku jetojnë me tepër se 40 vite.

Rasti i Alban Limani i cili është detyruar të heq dorë nga identiteti nga kombësia, feja dhe ta ndërroj emrin dhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski, edhe pse Albani është lindur e rritur në maqedoni por vetëm pse është shqiptarë organet maqedone e detyrojnë që ky ta ndërrojnë identitetin, emrin dhe mbiemrin.

Shembull të tillë kemi shumë dhe Organizatat për të drejtat e njeriut do të punojnë ne zgjidhjen e këtyre problemeve për të drejtat e shqiptareve për tu pajisur me dokumente të shtetësisë.

Maqedonia e Veriut nuk do të arri të hy në NATO e as ne BE, pa i zgjidhur problemet të cilat janë shumë pas zgjidhjes së emrit me Greqinë dhe tashmë problemi kyç është me Bullgarinë, Maqedonia dhe vetë maqedonët duhet hequr dorë nga një histori inekzistente dhe duke grabitur historinë bullgare me histori bullgare nuk prezantohet shteti maqedon dhe me shkelje të drejtës elementare te qytetarëve shqiptare pa i pranuar shqiptarët shtetas të vetë Maqedonia e ka dere e mbyllur.

Pa i pranuar dhe pajisur me dokumente shtetësisë shqiptaret me kombësi Shqiptare  nuk mundet të flitet për të hyrë ne BE, dhe ne organizata të tjera.

Thënie e vjetër “Shpi pa derë nuk ka”

Do të thotë nuk do të mundët pafundësi te mbesin Shqiptarët pa dokument shtetësisë aty ku kanë lindur dhe aty ku kanë krijua familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.