Rajoni

Maqedoni, nesër fillon fushata zgjedhore

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 që do të mbahen më 17 tetor do të fillojë nesër dhe do të zgjasë 20 ditë. Pjesëmarrësit në zgjedhje, partitë politike dhe kandidatët e pavarur tashmë kanë paralajmëruar fillimin e fushatës si dhe aktivitetet që do t’i mbajnë.

Pjesa më e madhe e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë tashmë kanë pasur takime joformale me qytetarë dhe kanë paraqitur programet në rrjete sociale.

Rrethi i dytë i këtyre zgjedhjeve do të mbahet më 31 tetor, ndërsa fushata do të zgjasë deri më 29 tetor në mesnatë.

Në këto zgjedhje lokale do të mund të votojnë gjithsej 1.824.864 qytetarë, ndërsa nga numri i përgjithshëm i votuesve, 1.740.147 janë votues në Maqedoni dhe 82.461 persona jashtë vendit.

Në këto zgjedhje do të përdoren edhe pajisjet që detektojnë gjurmët e gishtave për të shmang parregullsitë eventuale zgjedhore.