Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Tash e tutje në uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se i ka nënshkruar aktet normative që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas tij, me nënshkrimin e këtyre aktive emblemat e policisë së trafikut, policisë kufitare, njësitit të helikopterëve për detyra policore, njësitit për detyra të posaçme do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

“Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!”, ka shkruar Nuhiu. Ndryshe, uniformat dygjuhësore të policisë, zjarrfikësve dhe personelit shëndetësor, parashihet të jenë në komunat ku së paku 20 përqind e popullatës janë shqiptar.

Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!

Posted by Agim Nuhiu on Monday, August 10, 2020
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483