Rajoni

Maqedonasit nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë për në Greqi deri më 29 korrik

Turistët që hyjnë në Greqi përmes vendkalimit kufitar “Promahonas” me Bullgarinë do të duhet të kenë një konfirmim në anglisht test PCR negativ për Covid-19 brenda 72 orë para udhëtimit.

Hyrja do të lejohet vetëm për qytetarët nga lista e vendeve të shpallura nga autoritetet greke dy javë më parë, e cila nuk përfshin Maqedoninë.

Udhëtarët që hyjnë përmes kufijve tokësor ose me aeroplan duhet të plotësojnë formularin special jo më vonë se një ditë para udhëtimit. Dispozitat e reja të qeverisë greke hyjnë në fuqi të mërkurën, 15 korrik dhe do të jenë të vlefshme deri më 29 korrik, informon “Sitel”. Kjo do të thotë që qytetarët e Maqedonisë nuk do të kenë mundësi të hyjnë në Greqi edhe pas 15 korrikut, ndërsa një situatë e tillë do të zgjasë deri më 29 korrik.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.