Kombëtare

Manifestimi kulturor, letrar e shkencor “Takimet e dom Mikelit”, këtë të shtunë bën bashkë në Stubëll intelektualët shqiptarë

Më 21 shtator, në Stubëll të Vitisë do të mbahet manifestimi kulturor, letrar e shkencor “Takimet e dom Mikelit”. Është ky edicioni XXX, raporton Kosova.Info

Këtë vit, në Akademinë shkencore do të trajtohet figura e njërit prej kolosëve të letrave shqipe, ajo e  Pjetër Bogdanit, në 330 vjetorin e kalimit të tij në amshim. Ligjëruesit për këtë temë vijnë nga tri kryeqendrat shqiptare: Prof. Ymer Çiraku e Prof. Erenestina Halili nga Tirana; Prof. Zeqirja Neziri e Prof. Mustafa Ibrahimi nga Shkupi dhe Prof. Anton Berishaj nga Prishtina. Dr. Lush Gjergji, do shpërfaq  një tjetër dimension të Pjetër Bogdanit: profilin shpirtëror e kulturor.  Do zbulohet dhe busti i  Bogdanit, Fishtës dhe  Gjergj Gjergjit.

Edhe Ora e Madhe Letrare ka ngjallur interesimin e madh të krijuesve. Janë poetë nga trevat mbarëkombëtare që më krijimet e tyre do konkurrojnë për çmimin “Agim Ramadani”, ndërkaq që Malësori dhe Kori i studentëve nga Prishtina do kujdesën për programin argëtues.