SPORT

Mane: Jam ende larg ‘bishave’ Messi dhe Ronaldo

Sadio Mane e ka pranuar se ai është ende larg pas “bishave” si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Liverpoolit është nominuar në listën e ngushtë të 30 lojtarëve që mund ta fitojnë Topin e Artë 2019, së bashku me sulmuesin e Barcelonës dhe atë të Juventusit.

Por, ylli senegalez mendon se ai është ende akoma larg nga të qenit aq i mirë sa dyshja që ka fituar dhjetë Topa të Artë.

Përveç Luka Modricit të Real Madridit që fitoi çmimin në vitin 2018, ka qenë ose Messi ose Ronaldo që kanë fituar nderin prestigjioz që nga viti 2008.

Dyshja kanë fituar secilën nga pesë çmime individuale dhe Mane beson se ai është akoma larg nga arritja e nivelit të tyre të suksesit.

“Këta lojtarë [Messi dhe Ronaldo] janë përbindësha. Unë mendoj se jam ende larg prej tyre”.

“Siç e kam thënë, unë do të bëj gjithçka që mundem për t’iu afruar atyre pak”, ka thënë tha Mane për L’Equipe du Soir.

Ndryshe, Mane është vlerësuar lartë nga Thiago Silva dhe Didier Drogba, të cilët mendojnë se ai duhet ta fitojë Topin e Artë. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483