Mancini: Anglia e meritoi të shkojë në finale

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, beson se Anglia e meritoi të jetë në Finale dhe se Leonardo Spinazzola ka qenë mbrojtësi më i mirë në UEFA Euro 2020.

Azzurrët takohen me tre luanët në finalen e EURO 2020 të dielën në stadiumin Wembley.

“Unë mendoj se ata meritojnë të jenë në Finale, sepse ata janë një ekip që të jep shumë pak, një ekip solid, mendoj se do të jetë një Finale e shkëlqyeshme”, tha Mancini për FIGC.

Mancini iu shfaq disa fotografi nga kampionati dhe i komentoi ato, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv

Mancini ishte i kënaqur kur shikoi fotografitë e lojtarëve që festonin me fanellën e Leonardo Spinazzola pas gjysmëfinales kundër Spanjës.

“Kjo ishte festa pas ndeshjes, një fitore për Spina, i cili ka qenë mbrojtësi më i mirë në turne dhe është një turp i vërtetë që ai nuk është me ne për të luajtur finaljen. Do të mbetet fakti që ai ka qenë më i miri”, përfundoi Mancini.

Mancini vazhdoi të komentonte për shumë momente të tjera të veçanta nga EURO 2020, duke përfshirë përqafimin e tij me Gianluca Vialli gjatë ndeshjes me Austrinë dhe penalltin e fundit të Jorginh ndaj Spanjës në gjysmëfinale.

Go to TOP