SPORT

Manchesteri ndalet në barazim, Tottenhami pëson humbje në shtëpi

Manchester Unitedi nuk ka arritur të nxjerrë më tepër se një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Evertonit të dielën, në xhiron e 28-të të Premier Leagues së Anglisë.

Dominic Calvert-Lewin shënoi golin e epërsisë për Evertonin në minutën e 3-të, pas një gabimi të rëndë të portierit të Unitedit, David de Gea. Ndërkohë rezultatin e barazoi Bruno Fernandes (31’) me një gjuajtje nga distanca.

Ndërkohë Tottenhami është mposhtur në shtëpi 3:2 nga Wolverhamptoni.

Steven Bergwijn (13’) dhe Serge Aurier (45’) shënuan për Tottenhamin, ndërkohë Matt Doherty (27’), Diogo Jota (57’) dhe Raul Jimenez (73’) realizuan për Wolverhamptonin.

Pas 28 xhirove Manchester Unitedi zë vendin e pestë me 42 pikë, është tri pikë larg vendit të katërt që e mban Chelsea. Wolverhamptoni zë vendin e gjashtë po ashtu me 42 pikë, ndërsa Tottenhami është në vend të shtatë me 40 pikë.

Evertoni mban vendin e 11-të me 37 pikë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.