SPORT

Manchester United fiton ndaj Chelsea (VIDEO)

Marcus Rashford i ka shënuar dy golat e fitores së Manchester Unitedit 2:1 kundër Chelsea, duke e dërguar skuadrën e Ole Gunnar Solskajer në çerekfinale të EFL Cup.

Sulmuesi anglez Rashford shënoi nga një herë në secilën pjesë duke i ndihmuar Unitedit ta mundë Chelsean në 1/8 e finales së kupës të mërkurën në Londër.

Rashford e kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 25-të, duke shënuar nga penalltia.

Mitchy Batshuayi e barazoi rezultatin në 1:1 pas një ore lojë.

Por Rashford e pati natën e tij duke e kthyer epërsinë e vizitorëve një cerek lojë para fundit.

Unitedi i bashkohet Liverpoolit dhe Manchester City në çerekfinale të EFL Cup.