SPORT

Manchester United eliminoi Chelsean, ja çka thotë Lampard

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se Kupa Carabao nuk ishte prioritet për skuadrën e tij pas eliminimit nga Manchester Unitedi.

Klubi londinez u mposht 2:1 në “Stamford Bridge” në kuadër të raundit të katërt të Kupës Carabao, por Lampard shprehet se klubi ka prioritete të tjera këtë edicion.

“Ne patëm shtatë fitore radhazi. Ne patëm ndeshje premtuese në Ligën e Kampionëve. Ne duam të shkojmë në fazën tjetër aty. Forma jonë në ligë ka qenë shumë e mirë. Ato janë prioritetet tina. Por, ne duam të fitojmë ndeshje dhe të japim gjithçka”, ka thënë Lampard.

“Unë pashë shumë gjëra që ishin të mira për ne për të ardhmen”, ka shtuar anglezi.