SPORT

Manchester fitore të vështirë kundër West Brom, falë një penalltie

Manchester United mezi ka arritur fitore kundër West Bromwhich Albion, në ndeshjen që u luajt në Old Trafford. I vetmi gol që u shënua nga penalltia nga Bruno Fernandes, pas tentimit të tij të dytë- pasi portieri priti një herë por gjyqtari ktheu penalltinë 

Manchester United e ka mundur sot në “Old Trafford” skuadrën e West Brom me rezultat të ngushtë 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga penalltia dhe atë në pjesën e dytë. 

Pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0 – me Manchester United që dominoi por nuk shënoi gol.

Edhe në pjesën e dytë Manchester United prapë ishin më të mirë dhe arritën të shënojnë në minutën e 56-të te ndeshjes.

Fillimisht portieri Sam Johnstone e priti penalltinë e Bruno Fernandes por gjyqtari vendosi ta përsërit atë dhe në tentimin e dytë, portugezi u tregua i suksesshëm. 

Kjo fitore e ngrit United në vendin e 9-të me 13 pikë derisa Ëest Brom vazhdon të jetë në vendin e fundit pa asnjë fitore sivjet. /GazetaExpress/