Manchester City merr kryesimin, të paktën përkohësisht

Manchester City është ngjitur në krye të tabelës së Premier League, të paktën përkohësisht, pasi ka mposhtur me lehtësi Luton Town. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Etihad Stadium” është mbyllur me rezultat 5-1. 

Hashioka qysh në minutën e dytë të ndeshjes ka shënuar në portën e tij duke bërë që City të kalojë në avantazh. 

Pjesa e parë është mbyllur me epërsi minimale.  

Në pjesën e dytë janë shënuar edhe pesë gola. 

Kovacic (64′), Haaland (76′), Doku (87′) dhe Gvardiol (90+3′) kanë shënuar për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.  

Golin e nderit për Luton e ka realizuar Barkley në minutën e tetëdhjetë e një. 

Kjo fitore e vendosë Cityn në krye të tabelës së Premier League, me dy pikë më shumë se sa Arsenal e Liverpool po edhe me një ndeshje më shumë.

Go to TOP