SPORT

Manchester City – kampion në Premier Ligë

Manchester City ka mbrojtur titullin e kampionit në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolas arriti fitoren në xhiron e fundit ndaj Brightonit, 1 me 4 për të mbrojtur titullin në Angli. Me fitoren e sotme, Manchester City u shpall kampion me 98 pikë.

Nënkampion i Premier Ligës është Liverpooli me vetëm një pikë më pak se City.

Chelsea mbyll sezonin në pozitën e tretë me 72 pikë, ndërsa Tottenhami i bashkohet në “Champions” me 71 pikë.

Arsenali mbyll sezonin në pozitën e pestë me 70 pikë, katër më shumë se Manchester Unitedi që mbyll sezonin në pozitën e gjashtë.

Nga Premier Liga bien Cardiffi, Fulhami e Huddersfieldi.

Poshtë janë rezultatet e xhiros së fundit dhe tabela përfundimtare.

Brighton 1 – 4 Manchester City

Burnley 1 – 3 Arsenal

Crystal Palace 5 – 3 Bournemouth

Fulham 0 – 4 Newcastle

Leicester 0 – 0 Chelsea

Liverpool 2 – 0 Wolves

Manchester United 0 – 2 Cardiff

Southampton 1 – 1 Huddersfield

Tottenham 2 – 2 Everton

Watford 1 – 4 West Ham

Image