SPORT

Manchester City fiton derbin ndaj United për Maguire?

Manchester City i Pep Guardiolas duket se e ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për mbrojtësin anglez, Harry Maguire.

Manchester City është shumë pranë që të nënshkruajë me mbrojtësin e kombëtares angleze, i cili mes ‘Qytetarëve’ dhe ‘Djajvë të Kuq’ i ka zgjedhur kampionët e Anglisë për të vazhduar karrierën.

Plot 90 milionë euro do të paguhen nga Manchester City te Leicester City për futbollisti 26 vjeçar.

Nëse mbyllet kjo marrëveshje atëherë Maguire shndërrohet në mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke e parakaluar edhe Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli shpenzoi rreth 84 milionë euro.

Maguire . (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, ku mund të zyrtarizohet edhe transferimi i Maguires.