Manastiri i Deçanit: Kjo është nota verbale që u dorëzua në Strasburg nga Gërvalla

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, e ka publikuar notën verbale të dërguar në Strasburg nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ku tregohet për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të udhëzojë Agjencinë Kadastrale për kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri dhe gjithashtu në këtë Notë Verbale konfirmohet se Agjencia Kadastrale e ka implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i regjistruar hektarët në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Sipas dokumentit, nota verbale u dorëzua dje me datë 12 mars.

Ndërkaq, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë publik vendimin e Qeverisë së Kosovës për të udhëzuar Agjencinë Kadastarale të regjistrojë 24 hektarë tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Ai ka treguar se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar edhe Këshillin e Evropës përmes një note verbale për këtë vendim të institucioneve të Kosovës.

Në shkresën e saj, Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës do të vënë në dispozicion të Këshillit të Evropës edhe certifikatën për posedimin e pronës, ku konfirmohet regjistrimi në emër të Manastirit të Deçanit.

Kryediplomatja e Kosovës, në letër shpreh pritjet e saj që pas këtij vendimi të Kosovës të ketë epliog pozitiv në takimin e muajit maj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Go to TOP