SPORT

Manaj zbarkon në Barcelonë, gati testet mjekësore dhe kontratë 4 vjeçare

Pritej prej kohësh, por tashmë ka marrë edhe rrugë zyrtare.

Rey Manaj ka mbërritur në Barcelonë dhe është gati të firmos me skuadrën katalanase. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati për një eksperiencë të re në karrierën e tij dhe tashmë ka mbërritur në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore.

Për Manaj ka një kontratë 4-vjeçare, teksa do të bashkohet fillimisht me ekipin B të Barcelonës. Futbollisti i dalë nga akademia e Piacenza ka një përvojë të pasur, pavarësisht moshës së tij të re, vetëm 22-vjeçare.

Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa dhe Granata janë fanellat që ka mbajtur mbi supe sulmuesi i talentuar shqiptar, që në 11 takimet e zhvilluara këtë sezon me Albacete ka shënuar 3 gola.