SPORT

Man. Utd triumfon ndaj Watfordit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Watfordit të dielën, në xhiron e 27-të të Premier Leagues.

Golat për “djajtë e kuq” i shënuan Bruno Fernandes (42’ penallti), Anthony Martial (58’) dhe Mason Greenwood (75’).

Manchester United pas 27 ndeshjeve i ka 41 pikë dhe zë vendin e pestë. Është tri pikë prapa Chelseat që zë vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të së dielës Wolverhampton triumfoi ndaj Norwich Cityt me shifrat 3:0.