SPORT

Man Utd, sytë kah Marcos Llorente

“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit defanziv, Marcos Llorente, i cili është i pakënaqur në Atletico Madrid

Manchester United është i interesuar për t’u përforcuar në të gjitha repartet.

“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Atletico Madridit, Marcos Llorente.

Lajmin e ka bërë të ditur “Manchester Evening News”.

“Los Colchoneros” e kishin blerë mesfushorin defanziv gjatë verës që kaluar nga Real Madridi për 30 milionë euro.

24 vjeçari nuk po ka hapësira të mjaftueshme në ekipin e Diego Simeones dhe po e mendon largimin.

“Djajtë e Kuq” nga ana tjetër janë në kërkim të një mesfushori, për t’i zëvendësuar të lënduarit Paul Pogba dhe Scott McTominay.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që Llorente të transferohet në “Old Trafford” në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Spekulohet se Man Utd është i gatshëm t’i paguajë mbi 60 milionë euro për futbollistin.