Kosova

Maloku: Plani për ndarje të Kosovës është e ditur që nuk “banon” në Amerikë, por në Ballkan

Sociologu e opinionisti, Fadil Maloku, thotë se plani për ndarjen e Kosovës është e ditur që nuk “banon” në Amerikë, por në Ballkan.

“Administrata Trump (që ka më së paku 4/5 adresa konsultuese vendimmarrëse) natyrisht që s’ka asnjë plan e asnjë marrëveshje (ndoshta me shkrim) për ‘këmbim territoresh’, ama, nuk e përjashtoj fare një të tillë gojore, që e gatuan triada Thaçi – Vuçiq – Rama, së bashku me lobin serbo-greko-rus”, shkruar Maloku në bllogun e tij.

Ai shton se, “meqenëse, pushtetarët tanë gjatë gjithë periudhës së pasluftës u fascinuan dhe notonin në luksin e krimit e korrupsionit, lobet serbo-ruso-greke punuan pa ia nda me kongresmenë e njerëz që ushtrojnë ndikim në ‘ëndrrën amerikane’ (koncept ky i Jeremy Rifkin)”.

Sipas Malokut planit të Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës u mbet që Amerika me ja bo aminin.

“Eh! Planin e ka Thaçi me Vuçiqin e Ramën, Grenellit e Palmerit i ka mbetur veç aminin me ia bërë këij pazari dhe me e ‘shitë’ si produkt ‘made in America’. Tash, këta 82 deputetë që e rrëzuan qeverinë legale dhe legjitime, veç duhet (sikurse me demarkacionin) me ngrit dorën dhe me e aprovuar në Kuvend. Mirëpo, jam shumë i sigurt që qytetaria s’do të rri duarkryq, dhe se do i shfrytëzojë të gjitha mjetet për ta ndalë këtë ‘transaksion’ të dëmshëm për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, në Ballkan”, thotë Maloku.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483