Kosova

Malishevë: Mërgimtari heq borën nga oborri i qendrës së votimit

Një mërgimtar ka përdorur makinën e tij për të hequr borën nga oborri i një qendre të votimit. Bëhet fjalë për Rifat Sertollin nga Malisheva.

Pamjet ku shihet Sertolli duke e hequr borën janë bërë pak minuta para hapjes së qendrës së votimit – shkollës “Ismail Qemali” në Bellanicë.

Drejtori i shkollës ka publikuar pamje nga puna e mërgimtarit.