Kosova

Malisheva ndan 5 mijë euro për Shqipërinë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm.

KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesë euro, si dhe të gjithë anëtarët e KK të Malishevës, u propozua  të ndajnë nga 50 euro nga paga e tyre.

Në këtë mbledhje, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, deklaroi se nga paga e tij ndanë një mijë euro.

Përndryshe, Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, për situatën e krijuar në Shqipëri, dhe këtë mbledhje e kanë filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me  vëllezërit me motrat në Shqipëri.

Po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, në mënyrë të organizuar, në ora 18:00, do të ndizen qirinj në parkun e qytetit, në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.