Kosova

Mali i Zi rrënon stanet e kosovarëve

Trashëguan këto stane nga stërgjyshërit e tyre.

Vitet e fundit edhe i rinovuan në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe.

Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi rrezikojnë të rrënohen.

Pronarët e tyre janë janë të shqetësuar pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, pasi shteti malazez ka në plan që këtu të ndërtojë një qendër skijimi.

Njëri nga pronarët tregon se krejt kjo situatë po krijohet në mungesë të dokumentacioni që vertëton pronësinë e tyre.

“Ne nuk e pengojmë pasi gur themelin e kanë vendos në atë zonën andej. Sa i përket dokumenteve nuk kemi pasi jemi në procedurë gjyqsore pasi lëndja jonë është në gjykatën supreme të malit të zi”, ka treguar  Fatmir Gërvalla.

Ndërkohë një banor tjetër shprehet i bindur që dokumentit e pronësisë së kësaj bjeshke ekzistojnë, por jo në Mal të Zi.

Sipas tij malazezët po i donë këto bjeshkë pasi janë më të bukurat në Evropë.

“Ne dokuemtna kemi kur është ble bjeshka ato i kanë tapitë po thonë që janë në Turqi…kam me marrë iniciatëvin me shku me i gjete”, thotë Osman Shala

Por ani se nuk kanë dokumente që ia dëshmojnë pronësinë e staneve, Shefqet Gervalla ka një arsyetim për këtë.

“Fshatarët nuk kanë mundur me i përballu tatimeve se e kanë shfryu vetëm  kullosën dhe kanë arratitë marrëveshje me ish shtetin e Jugosllavisë që prona me kalu në pronësi të shtetit e kullosën me shfryuzuar fshataret e kësaj bjeshke përshkak të tatimeve”. 

Për këtë banorët e këtyre shtëpive prej druri në lartësi mbidetare gati 2000 metra po kërkojnë ndihmën e shtetit të Kosovës.

“Kërkojmë përkrahje shumë të fuqishme që mos të ndodh një e keqe këtu. Kjo bjeshkë u ble me lira e me dukat”. 

E kryeministri në detyre Ramush Haradinaj, ka thënë për T7 se është njoftuar nga banorët  për këtë.

“Ajo është në territor të Malit të Zi, ka disa vështersi në mënyrë e shfryzimimit….duhet mu arritë një marrveshje mes Kosovës dhe Malit të Zi, ende kam ndërmmar procedurat dhe ende skam arritë me zgjedh problemin”. 

Ndërkohë për këtë temë T7 ka pyetur me emali zyrtarisht zyrën për informim të qeverisë malazeze, por këtë të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.