Rajoni

Mali i Zi do të publikojë identitetin e personave në vetizolim

Si masë për pengimin e përhapjes së koronavirusit, autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar se nisur nga dita e shtunë do të publikojnë identitetin e njerëzve në vetizolim.

“Le ta dijë secili qytetar se kush prej fqinjëve dhe bashkëqytetarëve e rrezikon me mosdisiplinën e tij”, thuhet në njoftimin e Qeverisë malazeze.

Mali i Zi aktualisht ka 14 persona të infektuar me koronavirus.

Më 17 mars, Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë, që ka konfirmuar rastet me koronavirus.