Maldonado ka grumbulluar cilësi të ndryshme të golashënuesve më të mirë në histori të futbollit

Gazetari spanjoll Julio Maldini Maldonado ka treguar se çfarë karakteristika do të nevojiteshin për ta formuar një sulmues të përsosur, duke zgjedhur aftësi të ndryshme nga lojtarë të ndryshëm.
Maldini krijon sulmuesin e përsosur: Këmbën e majtë të Messit, personalitetin e Ronaldos
Maldonado ka grumbulluar cilësi të ndryshme të golashënuesve më të mirë në histori të futbollit për ta formuar sulmuesin e përsosur – nga Jamie Vardy e deri te Cristiano Ronaldo.

Sipas Maldonado, sulmuesi do t’i kishte këto karakteristika të këtyre lojtarëve:
Fuqia: Ronaldo Nazario
Shpejtësia: Jamie Vardy
Eleganca: Marco van Basten
Këmba e majtë: Lionel Messi
Këmba e djathtë: Kylian Mbappe
Gjuajtjet me kokë: Carlos Santillana
Shfrytëzimi i rasteve: Gerd Muller
Instinkti i golashënuesit: Gary Lineker
Personaliteti: Cristiano Ronaldo
Sipas Maldonados, një lojtar me këto karakteristika të këtyre supersulmuesve do të ishte i pandalshëm në botën e futbollit dhe do të cilësohej si sulmuesi i përsosur.