SPORT

Maldini flet për sëmundjen/ Kam humbur shijen dhe nuhatje, por uroj…

Më 21 mars, klubi i Milanit zbuloi se, drejtori teknik Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniele, kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pasi dha disa detaje ditën e djeshme mbi gjendjen shëndetësore, legjenda e klubit milanez në një intervistë për “Corriere della Sera”, zbuloi më shumë rreth shëndetit të tij.

“Jam më mirë. Më e keqja kaloi. Kam pak kollë të thatë, kam humbur shijen dhe nuhatje, por uroj të më rikthehen. Ishte një grip disi më i fortë, por nuk është një grip normal siç thonë disa. E njoh mirë trupin tim. Një atlet e njeh veten dhe dhimbjet që pata ishin më të forta. Pastaj është ai ngushtimi në gjoks… Ky është një virus i ri dhe fiziku lufton kundër një armiku të cilin nuk e njeh” kështu e nisi bisedën Maldini përpara se të vazhdonte.

Image

” Simptomat e para i ndjeva më 5 mars. Gjithçka nisi me disa dhimbje në kyçe dhe muskujt. Më pas nisi temperatura e cila nuk e kaloi kurrë 38.5. Një ditë më pas më duhej të shkoja në selinë e Milanit, por qëndrova në shtëpi. Në këto ditë kam marrë vetëm diçka për temperaturën e asgjë tjetër, edhe sepse nuk kisha shqetësime me frymëmarrjen”.

Image

“Nuk i kam parë lojtarët, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është pozitiv. Mirëpo ne kemi zgjedhur të respektojmë me përpikëri rregullat e vendosura nga qyteti ynë, nga rajoni ynë”.

Image

“Një javë më parë, njoftova shërbimin mjekësore dhe erdhën disa mjekë me doreza e maska, por pa skafandër të posaçme. U deshën dy ditë për të marrë përgjigje, por unë e dija që isha infektuar sepse e ndjeja që nuk ishte një grip i zakonshëm, për të cilin gjithsesi isha vaksinuar. Është normale që të shqetësohesh. Kam një shok të sëmurë që pati probleme me frymëmarrjen, ndodhet në spitalin e Legnanos.Ka ditë që nuk flet sepse ka makthe. Unë pata fat dhe prej 18 ditësh jam në karantinë”.

“Edhe Danieli ka pasur dhimbje dhe ethet, por është i ri e në familje është më pak i shqetësuar nga të gjithë” u shpreh Maldini për të përditshmen italiane.

Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483