SPORT

Maldini e do rikthimin e Ancelottit te Milani

Drejtori i Milanit, Paulo Maldini, është duke e kërkuar rikthimin e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, te skuadra e Milanit, shkruan “Tuttosport”.

Pas periudhës me probleme në “San Paolo”, e ardhmja e Ancelottit nuk është e qartë, por thuhet se mund të rikthehet te “Rossonerët” në verë, nëse Maldini do të qëndrojë si drejtor teknik, transmeton KTV.

60-vjeçari Ancelotti e drejtoi Milanin ndërmjet viteve 2001-2009. E fitoi “Scudetton”, dy herë Ligën e Kampionëve.

“Kuqezinjtë” shënuan paksa përparim nën drejtimin e Stefano Piolit, megjithatë kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para.

© KOHA

Leave a Reply

Your email address will not be published.