SPORT

Malcom afër transferimit në Barcelona

Barcelona ka bërë ofertë të majme për lojtarin e Bordeaux, Malcom.

Edhe pse të gjithë menduan se transferi i Malcom nga Bordeaux në Roma vetëm mbeti të zyrtarizohet Barcelona siç duket ”vjedh” brazilianin.

Në momentet e fundit edhe pasi që tifozëria e Romës është në pritje të Malcom në aeropport siç duket Malcom vazhdon të mbetet në Francë.

Krejt kjo sepse i është ofruar ofertë më e mirë së ajo e Romës që kapte shifrën e 30 milionëve bënë të ditur mediat italiane.

Barcelona siç duket ka vendosur të ofrojë 41 milionë plus 4 milionë bonus për shërbimet e brazilianit ofertë që vështirë mund ta kalojë Roma.

Malcom është sulmuesi i Bordeaux që sezonin e fundit në 35 paraqitje shkëlqeu me 12 gola e 7 asistime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.