SPORT

Malazezja tregon për telefonatën që mori nga Kosova!

Hendbollistja malazeze, Esma Muratoviq, ka kaluar nëpër të gjitha seleksionet e të rejave të Malit të Zi, po ashtu ka pasur edhe një karrierë të mirë në ekipet portugeze, turke, izraelite dhe tani luan për lideren e kampionatit tonë dhe fituesen e Kupës së Kosovës, Istogu. Ajo ka folur për mediumin malazez “fosmedia” dhe ka treguar edhe se si e mori telefonatën nga Kosova.
Image

Esma

“Kam marrë një telefonatë nga ekipi më i mirë në Kosovë, Istogu, për ta ndihmuar atë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe unë e pranova atë me shumë kënaqësi. Njerëzit janë shumë korrekt dhe jam e befasuar se sa pozitiv janë”, tha Esma. Cila është cilësia e hendbollit në Kosovë? “Unë mund të them se disa ekipe nuk janë në nivel të Evropës, por gjithashtu se janë tre ose katër ekipe që janë në nivelin e duhur dhe luftojnë për titullin e kampionit” përgjigjet ajo”.

Hendbollistja e pranon se ka oferta: “Kam shumë oferta dhe ende nuk kam vendos se ku do të shkojë sezonin e ardhshëm”. Kryetrajner i Istogut është Faruk Shala dhe është shumë krenar për hendbollisten Esmën, sepse sipas tij me ardhjen e saj janë të kompletuar në të gjitha aspektet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.