Kosova

Makolli: Është koha që liderët tanë aktual politikë të jenë të bashkuar

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale Vesel Makolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke kërkuar nga liderët e partive politike në Kosovë të jenë të bashkuar sa i përketë dialogut Kosovë – Serbi.

Postimi i plotë:

“ATDHEU MBI TË GJITHA” (NMT Mbreti i Shqiptarëve ZOGU I) 
Pas vendimit të Kshtetutës
Është koha që liderët tanë aktual politikë të unifikohen pa ekuivoke dhe të lanë anash kakofoninë politike që ka qenë prezente tek ta gjatë gjithë kohës kur kemi te bëjmë me bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm. Hedhja e topit tek njeri -tjetri shkon në dëm të vet interesave të shtetit tonë , pasi që epilogu i bisedimeve me Serbinë i mbikqyrur normalisht nga fuqitë relevante botërore do të varet shumë nga uniteti dhe qëndrimi jonë. Për të gjitha çështjet jetike të shtetit , e thuajse kryesorja prej tyre janë bisedimet me Serbinë , gjegjësisht arritja e marrëveshjes historike që do ti hapte rrugë Kosovës për fitim e karriges se dyte shqiptare ne OKB, duhet të bëhen dhe udhëhiqen komforn Kushtetutës tonë. Është e kuptueshme që zakonisht produkti që del nga tryeza e bisedimeve nuk i plotëson kërkesat maksimale të dy aktereve të bisedimeve, për ketë arsye liderët tanë duhet të jenë të përgatitur me informata të nevojshme , kuptohet unik dhe mos të e bëjnë koncesione që cenojnë Kushtetutën dhe territorin e vendit tonë.
Zhvleftësimi i grupit negociator nuk paraqet ndonjë problem, pasi që ky grup apo i ngjajshem me ekspert eminent të lëmive te nevojshme, duhet të ekzistojë si logjistike e nevojshme për negociatorët , por jo në ballë të bisedimeve pasi që sipas Kushtetutës dhe kërkesave të faktorit ndërkombëtar dihet kush duhet të ju prij bisedimeve . Vendimet e fundit të Kushtetueses nuk kanë pse të ndikojnë në skenën aktule politike në vend dhe në qëndrueshmërinë e koalicionit, pasi që edhe ashtu Samiti i Parisit ka qene i prolonguar për shkak të përgatitjeve më të mira duke përdorur ‘‘shuttle diplomaci’’ nga Gjermania dhe Franca. Po ashtu është shumë me rendësi që tani është kyçur drejtpërdrejt diplomacia Amerikane e cila ka ndikim kryesor tek të dy palët dhe e cila po kërkon që bisedimet të vazhdojnë dhe te rezultojnë para se të mbahen zgjedhjet pranverore vitin e ardhshëm në Serbi. Kyçja e drejtpërdrejt e SHBA-ve krijon një siguri te liderët tanë dhe te populli i Kosovës, pasi që SHBA është nuni i shtetit tonë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.