Show Biz

Majlinda Zeka: Majk nuk kujdeset për djalin tonë

Majlinda Zeka është vajza e cila për një kohë të gjatë ka qenë në krye të temave mediatike.

E gjithë vëmendja mbi të erdhi në kohën kur u përflit për lidhjen që pati me këngëtarin e grupit Babastars Majk. Edhe pse lidhja e tyre u përfol për shumë ndarje e bashkime, momenti më kulminant erdhi lajmi kur u tha se Majlinda po priste fëmijën e Majkut.

Edhe pse në fillim ish çifti e pati mohuar shumë këtë lajm, nuk vonoi shumë dhe gjithçka u bë e ditur, tanimë Majlinda po priste një fëmijë të Majkut. Nuk vonoi shumë dhe ROAN erdhi në jetë.

Edhe pse në fillim Majk u shpreh shumë i entuziazmuar për lindjen e djalit, me kalimin e kohës u tha se ai nuk bën asgjë për djalin e tij dhe se të gjithë kujdesin rreth Roanit e realizon nëna e saj Majlinda.

E një gjë të tillë e bëri të ditur edhe vetë Majlinda përmes Instagramit në të cilën një fans i saj e kishte pyetur “A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij? Ps: je Nënë perfekt dhe moderne.

E përgjigja e Majlindës nuk lë shumë për tu çuditur. “ Jo nuk kujdeset”, tha Majlinda.  /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.