KULTURË

Mahir Morina boton librin me poezi ‘Kufiri’

Poeti Mahir Morina sapo e ka publikuar librin e radhës të titulluar ‘Kufiri’, përcjell Kosova.info

“Ky libër u dedikohet prindërve të mi, forcës sime të parë” – ka shkruar Morina në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

‘Kufiri’,  libri i pestë i autorit Mahir Morina, është vlerësuar me një gjuhë superlative. Ai është “i shoqëruar me një aneks me pesë ese artistike është një libër i përpunuar me mjeshtëri prej poeti me përvojë. Autori ia ka arritur që ta përdorë dramacitetin emocional dhe krahas kësaj ia kundërvë eufemizmin, si zbutje të atij “shpërthimi” që shenjon me ide të qarta, ka përdorur shumë bukur figuracionin për t’i dhënë dimension shumëngjyrësh shprehjes gjuhësore dhe për ta ngritur këtë ide në përpunim artistik, dhe, mjeshtërisht e ka artikuluar një mozaik, një ndërtim estetik për të qëndruar si vlerë.”

Shoqata Kulturore ‘Jehona e Dukagjinit’, në cilësinë e botuesit, Imer Pantina – redaktor, Asdren Kapllanaj – disajner i ballinës, Sejdi Kapllanaj – piktura; janë bashkëpunëtorët e autorit kësaj radhe. ‘Kufiri’ kushton 3.50 euro dhe së shpejti do të gjendet në libraritë e Prishtinës dhe Klinës./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.