SPORT

Maguire nënshkruan për Unitedin, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë

Manchester Unitedi e ka konfirmuar transferimin zyrtar të Harry Maguire nga Leicester City.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Djajtë e Kuq, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit.

Transferimi i tij besohet të ketë kushtuar 80 milionë funte (87 milionë euro) duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në botën e futbollit.

“Jam i gëzuar që kam nënshkruar me këtë klub të madh. E kam shijuar gjithë kohën time te Leicesteri dhe dua t’i falënderoj të gjithë te klubi, si edhe tifozët për mbështetjen fantastike gjatë dy sezoneve të fundit.

Megjithatë, kur Manchester Unitedi vjen dhe të troket në derë, është një mundësi mahnitëse”.

“Është e qartë se Ole (Gunnar Solskjaer) po ndërton një skuadër për të fituar trofe”, ka thënë Maguire në deklaratën e tij të parë si lojtar i Unitedit.

Futbollisti anglez iu bashkuar Leicesterit në vitin 2017, ku i ka zhvilluar 76 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.