Show Biz

Madonna paralajmëron albumin e ri “Madame X”

Diva e pop muzikës Madonna ka vendosur që të na befasoj me një album të ri .

Duke publikuar një video të shkurtër nga klipi i saj i ri duke konfirmuar se albumi i saj i radhës do të titullohet “Madame X”. Mbretëresha e muzikës pop shfaqet në skena të ndryshme duke i ndërruar veshjet, transmeton Billboard.

Ajo ka thënë se këto ndryshime nënkuptojnë personalitetet e ndryshme të këngëtares, teksa gjatë klipit shpjegon se ajo është ‘Madame X’.

“Agjentja sekrete që udhëton nëpër botë duke i ndërruar identitetet, duke luftuar për liri dhe duke sjellë dritë në vendet e errëta” – ky është shpjegimi për ‘Madame X’.

“Madame X” që do të dalë gjatë verës, do të jetë albumi i 14 i Madonnas i incizuar në studio, ndërsa është albumi i parë që nga viti 2015 (pas “Rebel Heart”).