Show Biz

Madonna anulon koncertin në Londër për shkak të një lëndimi

Madonna e ka anuluar koncertin e parë në serinë e 15 koncerteve të planifikuara ti mbajë në teatrin “Palladium” të Londrës.

Koncerti, pjesë e turneut “Madame X” të Madonnas, planifikohej të mbahej të hënën më 27 janar, ndërsa anulimi i tij vjen pas një sërë koncertesh të anuluara së fundmi nga këngëtarja, si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

Në një komunikatë drejtuar fansave të saj, Madonna kishte shkruar: “Më vjen shumë keq që më duhet ta anuloj koncertin e planifikuar për të hënën në Londër. Por, mjekët më kanë këshilluar të pushoj për disa ditë. Siç e dini, unë i kam disa lëndime trupore që më kanë penguar nga fillimi i turneut, por nganjëherë më duhet ta dëgjojë trupin tim dhe ta vë shëndetin në rend të parë. Gjëja e fundit që dua është ti zhgënjejë fansat e mi, apo t’ia humb integritetin koncerteve të mia. Prandaj, do të vazhdojë të performoj, deri kur të mos mundem më,” ka shkruar tutje Madonna.

Pavarësisht brengave shëndetësore, 61-vjeçarja Madonna e ka konfirmuar lajmin se koncerti i radhës i planifikuar për të mërkurën, më 29 janar në teatrin “Palladium” të Londrës, do të mbahet sipas planit.

Madonna ishte dashur ti anuloj disa koncerte të turneut “Madame X”, përfshirë këtu performancat në: New York City, Los Angeles, Boston, Miami dhe Lisbon.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483