Bota

Macron: E kuptoj shokun për shkak të karikaturave me profetin Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se i kupton ndjenjat e myslimanëve ndaj karikaturave fyese të profetit Muhamed, por ka theksuar se qeveria e tij nuk qëndron prapa tyre dhe nuk e pranon që të arsyetohet dhuna.

Gjatë një interviste dhënë për Al Jazeera, Macron ka thënë se “mund ta kuptojë shokun për shkak të karikaturave të profetit Muhamed, por kurrë nuk do të pranojë të arsyetohet dhuna. Detyra jonë është të mbrojmë lirinë dhe të drejtat”, transmeton Telegrafi.

Ai këmbëngulë se do të mbrojë gjithmonë lirinë e të shprehurit dhe mendimin ndryshe. Ai ka folur edhe për karikaturat që janë publikuar nga revista satirike “Charlie Hebdo”, për të cilën tha se nuk është “projekt qeveritar” por se thjesht bëhet fjalë për një gazetë të lirë dhe të pavarur që nuk ka të bëjë asgjë me qeverinë.

Kujtojmë që në fillim të javës, një mësues francez e pësoi me jetë kur një burrë ia preu kokën me thikë, pasi që i biri i tij i kishte thënë se ai u kishte treguar në orë të mësimit karikaturat me profetin Muhamed.