SPORT

Lyoni ia shuan ëndrrën Cityt për “Champions”

Lyoni ka mposhtur 3:1 Manchester Cityn për t’ia shuar ëndrrat për triumf në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze eliminoi gjigantin anglez në çerekfinale.

Maxwel Cornet i dha epërsinë Lyonit pas 24 minutash lojë. Rezultati u barazua nga Kevin De Bruyne në minutën e 69-të dhe kur pritej që “Qytetarët”, pasi morën iniciativën, të realizonin për fitore, në skenë doli Moussa Dembele. Me dy gola, në minutat 79 dhe 97, Dembele eliminoi Cityn nga Liga e Kampionëve.

Lyoni në gjysmëfinale do të përballet me Bayernin e Munichut. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Paris Saint-Germainit dhe Leipzigut.