Kosova

LVV i reagon Ridvan Berishës

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka komentuar me ironi paralajmërimin e kryeredaktorit të RTK-së, Ridvan Berisha, se ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Berisha, e ka në listë spastrimin e RTK-së.

Manxhuka ka ironizuar me Berishën, duke thënë se “edhe këtë perlë e dëgjuam nga Ridvan Berisha”.

Kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha ka thënë se ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka një skenar për spastrimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Madje Berisha e ka quajtur ministrin Bislimi kapitalist dhe politikan “me mendësi gjysmë bolshevike”, i cili sipas tij, do ta kaplojë RTK-në me njerëzit e vet.

“Në listë është edhe RTK, e kanë në skenar kapitalisti Besnik Bislimi besoj që kujdeset bashkë me ekipin e vet të mendësi gjysmë bolshevike  për të kapluar njerëzit e vet këtu”, ka thënë Ridvan Berisha.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483