Kosova

Lutfi Haziri jep lajmin për vdekjen e gjilanasit nga koronavirus

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një gjilanas i prekur me COVID-19 ka vdekur sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, derisa ka thënë se ky duhet të jetë alarm për të gjithë. “Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”.

Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve…

Slået op af Lutfi HaziriLørdag den 17. oktober 2020