Kombëtare

Lushtaku: Personit që vdiq në aksident në Skenderaj, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Runikë të Skenderajt, kishte vdekur Faik Imeraj nga fshati Pemishtë.

Por, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka treguar një histori të rëndë për Faikun.

Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka thënë se atij gjatë luftës serbët ia vranë nënën dhe djalin 2 vjeçar.

Lushtaku ka shkruar se Faiku gjatë luftës ishte plagosur bashkë me të vëllain e tij nga forcat serbe por që ia kishte dalë mbanë.

I kishte përballuar shumë plagë në të kaluarën. Plagë shpirtërore e fizike. Por plagët e mbrëmshme që i mori në një aksident komunikacioni, nuk arriti dot t’i përballojë. Një pjesë të së kaluarës së Faik Imerit nga Pemishta e Skenderajt e kam të njohur edhe personalisht. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar. Më vonë ishte plagosur me disa plagë së bashku më të vëllain. Qëndroi i fortë e jetoi me dinjitet deri në frymën e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Imeri për vdekjen e Faikut. Të aksidentuarve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Lushtaku.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.